Sot në orën 14:59, një tërmet i lehtë me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter ka ndodhur në Kosovë, ka njoftuar “ESMC”, përcjell albinfo.
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë për “telegrafi” se nuk ka vend për panik, pasi tërmeti ishte i intensitetit të ulët.
“Në këto kohë tërmete të këtij intensiteti i kemi të shpeshta dhe nuk ka arsye për panik, pasi nuk krijojnë dëme”, u shpreh ai.
Ndërkohë ai shtoi se duke u bazuar në ligj e kanë të obligueshme që të lajmërojnë tërmetet kur janë mbi 3.5 shkallë të Rihterit.
#Earthquake (#tërmet) confirmed by seismic data.⚠Preliminary info: M2.6 || 5 km N of #Pejë (#Kosovo) || 26 min ago (local time 14:59:10). Follow the thread for the updates👇 pic.twitter.com/FAsmJHLnz0
— EMSC (@LastQuake) August 18, 2023