Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), 150 çifte i kanë dhënë fund martesës vetëm në muajin qershor të këtij viti.
Megjithatë, numri i kurorëzimeve mbetet mē i lartë.
“Në muajin Qershor 2023 janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste”, bëhet e ditur në raportin e ASK-së.
.