Gjatë ditës së sotme, një alarm sigurie nxiti evakuimin e tre kateve të Kullës Eiffel në qendër të Parisit, simboli më emblematik i Francës, i cili vetëm vitin e kaluar tërhoqi 6.2 milionë vizitorë, përcjell albinfo.ch.
Organi që drejton këtë kullë – SETE, tha se ekspertët e asgjësimit të bombave si dhe policia po pastronin zonën, duke përfshirë një restorant të vendosur në një nga katet.
“Është një procedurë e zakonshme në këtë lloj situate e cila megjithatë është e rrallë, ishte një alarm i rremë, njerëzit mund të kthehen të vizitojnë kullën”, tha një zëdhënëse.
Vizitorët u evakuuan nga tre katet dhe sheshi nën monument pak pas orës 13:30.
Ndryshe, puna e ndërtimit të kullës filloi në janar 1887 dhe përfundoi më 31 mars 1889.