“I pabesi” dhe “Heshtja vret”, dy filma shqip që ishin paraparë të shfaqeshin në Serbi u ndaluan të shfaqeshin nga autoritetet serbe.
Por ata u shfaqën të martën mbrëma në Kosovë ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku tha se në një vend demokratik, shprehja krijuese nuk njeh kufij.
“Anipse Serbia ndaloi shfaqjen e filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret” në Preshevë e Bujanoc, premierën e organizuam në Prishtinë e bashkë me qytetarë ndoqëm rrëfimet që shpaloseshin nga kasta e aktorëve. Qeveria e Kosovës për Luginën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptar”, ka shkruar Çeku.