Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj” bashkatdhetarë me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se ndihma e diasporës ishte e pakursyer në momentet më të rëndësishme.
“Diaspora jonë ka dhënë mbështetje të pakursyer në momentet më të rëndësishme, si në përpjekjet për çlirim dhe në shtetndërtim.Një rast i mirë po ashtu që të bashkëbisedoj me shumë prej tyre, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës kudo që jetojnë, duke e lartësuar identitetin tonë”, tha mes tjerash Haradinaj.
