Të hënën u vra një person në Klinë dhe i dyshuari është në arrati.
Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha për Klan Kosovën, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.
“Fillimisht i dyshuari, e ka ftuar jashtë lokalit viktimën, pastaj viktima është futur brenda. I dyshuari ka hyrë dhe ka qëlluar me armë zjarr shtatë herë”, tha ai.
Nikçi ka njoftuar se për lokalizimin e të dyshuarit janë aktivizuar edhe dronët.
“I dyshuari ishte i akuzuar edhe për raste të tjera më parë. Ndërsa janë aktivizuar edhe dronë për të gjetur lokacionin e të dyshuarit” u shpreh Nikçi, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi shtoi se viktima dhe të dyshuarit janë familjar mes vete.
“Viktima ishte i martuar me motren e të akuzuarit. Ndërsa edhe ky i fundit, ishte i martuar me motrën e viktimës”, tha ai derisa njoftoi se ende nuk dihen motivet që çuan deri të vrasja.