Një person është arrestuar sot në Kosovë, pasi kishte goditur një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Ngjarja ka ndodhur ditën e diel, në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë, teksa i dyshuari ishte duke e drejtuar automjetin dhe nuk i kishte zbatuar urdhrat për ndalim, përcjell albinfo.ch.
Policia ka njoftuar se i dyshuari fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe e kishte braktisur automjetin e tij.
Sipas njoftimit, pas sekuestrimit të makinës, ai është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.