Haxhi Robin Krasniqi do të zhvillojë sonte meçin e rëndësishëm kundër Nadjib Mohammedi, i vlefshëm për WBC.
Ai do ngjitet në ring në Stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell albinfo.ch.
Spektakli do të nis në orën 19:00 ku do të paraqiten edhe boksierë të tjerë shqiptarë Dielli Vranovci, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj, James Kraft, Bernardin Jakaj e Armend Xhoxhaj.
Megjithatë, dueli kryesor është ai i Haxhi Robin Krasniqit, përcjell albinfo.ch.