Këtë fundjavë kanë vazhduar pritjet në kufi. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, deri në dy orë janë pritjet për të dalë nga Kosova, në pikë kalimin në Mërdarë, e për të hyrë pritjet shkojnë deri në gjysmë ore, përcjell albinfo.ch.
Pritje deri në një orë për të dalë ka edhe te Dheu i Bardhë, Muçibabë e Jarinje.
Pikat e tjera kufitare nuk janë të ngarkuara mëngjesin e së shtunës, përcjell albinfo.ch.