Një ngasës i një veture garash dy herë tejkaloi shpejtësinë në Aargau.
Herën e parë arriti të anashkalojë kontrollin e sigurisë nga ana e policisë kantonale.
Për Blick, policia tha se ngjarja ka ndodhur të mërkurën pasdite.
“Një shofer Ferrari i Cyrihut (40) kaloi një kontroll me radar në Furttalstrasse pranë Würenlos AG me 127 km/h. 80 km/h do të ishte lejuar”, përcjell albinfo.ch.
Për shkak se Ferrari Roma po udhëtonte shumë shpejt, policia fillimisht nuk mundi ta ndalonte makinën.
Ai u paraqit edhe një herë tjetër me 121 km/h. Policia ishte gati, mundi të ndalonte makinën dhe t’i tregonte shoferit të dorëzonte patentë shoferin.