Gjermania mund të jetë vendi i vetëm i grupimit G7, ekonomia e të cilit do të tkurret këtë vit. Parashikimi është bërë nga FMN, sipas të cilit Gjermania do të humbë 0.3% të GDP-së. Arsyeja kryesore e kësaj humbjeje është e njëjta; zgjatja e pasojave të krizës energjetike.
Robert Habeck, ministër i Ekonomisë, Gjermani:
“Së pari, industria gjermane ishte shumë e varur nga importet ruse, sidomos nga gazi. Vende të tjera nuk ishin edhe aq të varura, sidomos Shtetet e Bashkuara, por edhe Britania ose Spanja. Virtualisht ato nuk kishin gaz rus. Na u desh ta zëvendësonim me kosto më të lartë, ndaj dhe çmimet e energjisë janë rritur. Kjo është pasoja e humbjes së gazit rus”.