Blin Kuka është shumë afër ta shkruajë historinë për xhudon e Kosovës dhe ta fitojë medaljen e parë për ekipin tonë në “EYOF Maribor 2023”.
Xhudisti kosovar (-90 kg) do të luftojë për medaljen e bronztë, pas rrugëtimit të suksesshëm në repesazh.
Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin u ndal nga Aslan Kotsoev, i cili më pas i mundësoi repesazhin.
Kuka shënoi dy fitore, ndaj letonezit, Nikita Afanasjevs dhe portugezit Danilo Storozhuk, të dyja me ippon.