Është e paqartë nëse është strategji e qëllimshme apo jo, por një temë duket se po shfaqet në deklaratat publike të Vladimir Putinit – ai pretendon se është i gatshëm t’i japë fund luftës, por ajo po pengohet nga Kievi.
Putin iu përgjigj komenteve të kryetarit të Komisionit të Bashkimit Afrikan (AUC), Moussa Faki Mahamat, i cili tha në një samit Rusi-Afrikë në Shën Petersburg se “AUC i kushton shumë rëndësi integritetit dhe sovranitetit të shteteve” dhe “zgjidhjes paqësore të krizave përmes kompromisit”.
Kievi ka thënë se nuk është i përgatitur të hyjë në negociata me Rusinë, ndërsa vendi, i cili filloi një pushtim të plotë 17 muaj më parë, kontrollon një të pestën e territorit ukrainas.
Rusia ka thënë vazhdimisht se çdo bisedim duhet të marrë parasysh “realitetin e ri” të krijuar në terren.
Ndryshe, Ukraina ka paraqitur një plan të paqes muaj më parë që parasheh largimin e tërësishëm të shtetit rus dhe rikthimin e territoreve të aneksuara prej Rusisë.