Edicioni i nëntë i Lojërave të Frankofonisë do të zhvillohen nga 28 korriku deri më 6 gusht në Kinshasa, përcjell albinfo.ch.
Një ngjarje që bashkëdyzon sportin dhe kulturën, e frymëzuar drejtpërdrejt nga trashëgimia e lënë nga Pierre de Coubertin në Lojërat Olimpike moderne: një ngjarje që bashkon stërvitjen e trupit dhe mendjes.
Franca do të përfaqësohet nga një delegacion prej rreth gjashtëdhjetë anëtarësh, sportistë dhe artistë të nivelit të lartë.
Kosova do të marrë pjesë për herë të dytë në Lojërat e Frankofonisë. Në edicionin e kaluar në Bregun e Fildishtë, xhudistët Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medalje të arta.

