“Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”. Ky ka qenë një nga mbishkrimet skandaloze të tifizëve serbë gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj klubit italian Fiorentina.
Në një reagim, kryeministri i Kosovës ua ka përkujtuar atyre historinë e viteve të 90’ta, ku tifozët e Crvena Zvezda ishin revoltuar kundër Kroacisë.
Kurti thotë se pas atij revoltimi kishte nisur luftërat ballkanike, pra një mesazh që tifozët ulra-nacionalistë e kishin nisur.
“Në vitin 1990 tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në Twitter.