Zvicra është ndër shtetet evropiane me më së shumti ndihma për shtetet e Ballkanit, përcjell albinfo.ch.
Me ndihmën e saj, Shqipëria është drejt energjisë së rinovueshme dhe të diversifikuar: parqe me impiante të erës (eolike) do të ngrihen për herë të parë.
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, shprehet: “Mbështetëm me kënaqësi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me partnerin tonë, Bankën Europian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me ankandin e parë për përzgjedhjen e propozimeve më të mira ndërkombëtare dhe vendase, për një kapacitet total prej 222 megawatë”.