Shtetasit gjermanë janë të ndarë në pyetjen nëse duhet mbajtur lidhje të mira me Rusinë, sipas një sondazhi të kryer nga qendra YouGov.
Sipas këtij institucioni, 37 për qind e respodentëve kanë thënë se Qeveria gjermane duhet të mbajë marrëdhënie të mira me rusët, derisa gjysma nuk janë pajtuar me këtë qëndrim.
Qytetarët me të drejtë vote në landet e asaj që dikur është njohur si Gjermania Lindore e kanë përkrahur më shumë idenë që të mbahen marrëdhënie të mira me Rusinë – 51 për qind – sesa ata që jetojnë në zonat në perëndim – 32 për qind.
Fakti që më shumë njerëz në lindje kërkojnë kujdes në qasjen ndaj Rusinë, megjithatë nuk mund të interpretohet si miratim i politikave të presidentit rus, Putin dhe luftës që ai e ka nisur kundër Ukrainës, në shkurt të vitit 2022./Euronews