Luiza Gega është kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi ka triumfuar në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që është duke u mbajtur në Serbi.
Ajo fitoi garën në disiplinën 3 mijë metra me pengesa. Gega rrëmbeu edhe një medalje të artë me super kohë të arritur që ia nxori asaj biletën për Lojërat Olimpike, duke e bërë atë atleten e parë shqiptare që merr pjesë në këto gara, përcjell albinfo.ch.
Kualifikimet në atletikë kanë filluar që nga 1 korriku.