Ndikimi i masave ajrore të nxehta dhe orët e gjata me diell do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë Celsius, kryesisht në zonat e ulëta, përcjell albinfo.ch.
Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen
-Në zonat malore 19 deri 38°C,
-Në zonat e ulëta 20 deri 43°C.
Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër, ku termometri do të ngjitet deri në 43 gradë C.
-Në zonat bregdetare 25 deri 39°C.