Një zbulim i rrallë ka dalë në dritë në Shqipëri pranë Linit, në Buqezë të Pogradecit
Arkeologët e Universitetit të Bernës, në bashkëpunim me arkeologët shqiptarë na konfirmojnë se në këtë vendbanim 8 mijë e 400 vite më herët, është zhvilluar bujqësia, zejtaria dhe peshkimi dhe jeta, transmeton albinfo.ch.
Lajmi është dhënë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Ky zbulim i ri, përveçse ka vlerë të padiskutueshme historike dhe arkeologjike, do të jetë një pikë e re referimi për turizmin”, shkruan Rama.

