Aeroporti i Rinasit është më i madh për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli.
Ai ka thënë për Euronews Albania se gjatë vitit në Rinas kalojnë 10 milionë pasagjerë, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, në vitin 2022 ka pasur rritje që nuk e njohin aeroportet e tjera.
“Turisit i huaj evropian nuk druhet më për të ardhur në Shqipëri. Përveç ajrit, turistët udhëtojnë dhe me autobusë përmes linjave tona publike. Ne pa frikë mund të kemi dhe 7 milionë turistë të huaj këtë vit. 2022 ka pasur rritje që nuk e njohin aeroportet e tjera. Viti 2023 ka sërish rritje me 18%. Shumë shpejt mund të kapim një rritje që e mendonim për 2030. 10 milionë pasagjerë kalojnë nga Rinasi. Rinasi është aeroporti më i madh për 6 vendet e Ballkanit Perëndimit”, tha ai./Albinfo.ch