Raportohet se një i ri shqiptar me inicialet M.E nga Miratoca ka ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Thuhet se i ndjeri shkoi vitin e kaluar për të punuar në Gjermani si shofer kamioni.
Organet e rendit të shendetësisë gjermane kanë konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa ekipet e policisë gjermane po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Vlen të theksohet se trupi i pajetë është dërguar në vendlindje dhe varrimi i të ndjerit bëhet sot në ditën e shtunë 15.07.2023. /Albinfo.ch