Ditët e fundit shumë mërgimtarë ia kanë mësyrë vendlindjes për t’i kaluar pushimet e tyre, shkruan albinfo.ch.
Shumë mërgimtarë nga Zvicra, Austria, disa lande të Gjermanisë dhe shtetet skandinave kanë filluar të vijnë në Kosovë, pasiqë pushimet në këto shtete kanë nisur që nga 1 korriku.
Çdo vit ata përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës, mirëpo aktualisht në pikat kufitare në hyre-dalje nuk ka pritje të gjata, bën me dije Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Referuar të dhënave, në Merdar pritjet në hyrje shkojnë deri në 5 minuta.
Edhe në pikat e tjera kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 3-5 minuta.