Me fillimin e pushimeve në vendet perëndimore është shtuar edhe koha e pritjeve nëpër pikat kufitare. Gjatë së premtes në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, itinerar ky që ndiqet edhe nga mërgata e Kosovës, pritjet ishin të gjata.
Në Horgosh të Hungarisë nga perëndimi në Serbi kanë hyrë 12 mijë pasagjer, ndërkohë që vendkalimin në Preshevë në 12 orët e fundit kanë kaluar kufirin 19 mijë persona dhe 5 mijë vetura, shkruan RTK.
Fundjava pritet të shtojë edhe më shumë pritjet, përcjell albinfo.ch.