Sot gjatë zhvillimeve të punimeve të seancës ka ndodhur një tentim rrahje në Kuvendin e Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Në momentin kur plasën grushtet afër foltores, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mbante fjalim, kryesuesi i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar praninë e policisë brenda sallës së Kuvendit.
Por, pas kësaj, Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj edhe jashtë dyerve të Kuvendit.
Tani thuhet se numri i tyre është rritur si në hyrje të Kuvendit, ashtu edhe brenda sallave të këtij objekti.