Raportohet se Njësia Speciale Intervenuese po largohet nga Zveçani dhe Zubin Potoku, ndërsa angazhimi i tyre nuk do të ndalet në Leposaviq. Marrëveshja e arritur në Bratisllavë do të zbatohet në datën 13 korrik, tre ditë pas arritjes së saj. Pas një muaji e gjysmë, trupat e njësisë më elitare të Policisë do të largohen nga objektet komunale në Zveçan dhe Zubin Potok, por jo në Leposaviq, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja e Bratisllavës me sa duket do të fillojë të zbatohet të enjten, më 13 korrik, tre ditë pasi ishte arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Burimet e RTV Dukagjini mësojnë qe pas një muaji e gjysmë, trupat e njësisë më elitare të Policisë do të largohen nga objektet komunale të Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Kjo vjen pas një marrëveshje e së martës ne Bratisllavë, ku në pikën e parë të saj thuhet që Kosova zotohet se do të fillojë tërheqjen e zyrtarëve policorë në masë 25%.