Skip to content

Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Mërgimtarët nisen për pushime drejt Kosovës

Si çdo vit, edhe sivjet mërgimtarët ia kanë mësyrë vendlindjes për t’i kaluar pushimet e tyre, shkruan albinfo.ch.

Shumë mërgimtarë nga Zvicra, Austria, disa lande të Gjermanisë dhe shtetet skandinave kanë filluar të vijnë në Kosovë, pasiqë pushimet në këto shtete kanë nisur që nga 1 korriku.

Çdo vit ata përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës, mirëpo aktualisht në pikat kufitare në hyre-dalje nuk ka pritje të gjata.

Referuar Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdar pritjet në hyrje shkojnë deri në 5 minuta.

Edhe në pikat e tjera kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 3-5 minuta.