Ansambli i shoqatës “Pavarësia” prezantoi kulturën dhe traditat kombëtare në Stuttgart, Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Grupi i fëmijëve të ansamblit prezantoi muzikën, veshjet dhe vallet kombëtare për publikun në “Festën e fëmijëve”(Kinderfest).
Grupi i fëmijëve të ansamblit të shoqatës “Pavarësia” tundi sërish skenën e “Festës së fëmijëve”(Kinderfest), që mbahet për çdo vit, në Stuttgart Marktplatz.
Muzika, veshjet kombëtare dhe vallet e interpretuara me elegancë, ngjallën kureshtjen e publikut të shumtë, që me duartrokitje të pandalura i nderoi fëmijët e “Pavarësisë”.
Puna e palodhshme e asistentes Leonita Pajaziti, me mbështetje të koreografit Selajdin Shala, përveç kultivimit të vlerave kombëtare, po lë gjurmë të njëpasnjëshme në skenën e aktiviteteve kulturore në Stuttgart.