Thuhet se asnjëherë s’kanë qenë të mira, por edhe asnjëherë më të këqija raportet mes kryeministrit Kurti dhe Rama, përcjell albinfo.ch.
Pas deklarimit të tij se “Ballkani i Hapur” ka përfunduar, Edi Rama paralajmëroi një udhëtim në rajon “për shtensionim të situatës në veri”. Por, me ardhjen e tij në Kosovës atë s‘do ta presë Albin Kurti. Ky i fundit u shpreh më herët se nuk do ta takojë kryeministrin Rama nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive. Ai ftoi Ramën që gjatë vizitës dyditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë.
Derisa Rama do të fluturojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, dhe më pas do të vijojë sipas planit vizitën në Prishtinë. Në kryeqytetin e Kosovës atë do ta presë vetëm presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kjo vizitë nuk pritet të sjellë asgjë pozitive për vendin tonë. Nga kjo vizitë më i disponuari duket presidenti serb, aty ku edhe do të jetë stacioni i fundit i turit, Beogradi, atje e pret presidenti Aleksandër Vuçiq. Paraprakisht Rama do të fluturojë për në Bosnjë e Hercegovinë, dhe më pas në Mal të Zi, shprehet Faton Mehmeti.
E gjithë kjo bëhet për egot e Ramës për protagonizëm, pavarësisht se nga kjo gjë është dëmtuar Kosova. Kryeministri shqiptar duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj Kosovës, nuk guxon të trajtojë Kosovën shtet fqinj, egot e tij për protagonizëm mos t’i manifestojë në dëm të Kosovës. Anulimi i takimit të dy qeverive me “urdhër” të Vuçiqit, konfirmon ndikimin e tij në relacion me presidentin serb.
Refuzimi i takimit nga ana e Albin Kurtit nuk është refuzim ndaj Shqipërisë, por ndaj dikujt që asnjëherë nuk e vuri Kosovën para interesave të tija. Rama të reflektojë, nëse sado pak i ka mbetur ndërgjegje kombëtare në venat e tij, ndryshe s’do e fitojë kurrë respektin e shqiptarëve të Kosovës.