Raportohet se Arsenali pritet t’i fitojë 25 milionë euro nga shitja e Granit Xhakës në Bayer Leverkusen, përcjell albinfo.ch.
Xhaka pritet të rikthehet në Gjermani, ndërsa vendin e tij në mesfushë tek “Gunners” do ta zërë Declan Rice.
Thuhet se bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe shpejt 30-vjeçari mund ta nisë punën nën urdhrat e trajnerit Xabi Alonso, shkruan mediumi britanik “The Athletic”.
Xhaka ishte pranë largimit nga “Emirates Stadium” edhe dy vjet më parë, por në fund dështuan bisedimet me Romën pasi atë e donte trajneri Jose Mourinho.
Menjëherë, lojtari kishte nënshkruar kontratë të re me klubin e Premierligës në gusht të vitit 2021, por tash me gjasë do të kthehet në Bundesligë një vit para se t’i skadojë kontrata.
Përfaqësuesi zviceran i ishte bashkuar Arsenalit në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbachu.
Gjatë kësaj kohe, ai i ka zhvilluar 297 ndeshje me klubin anglez, ndërsa i ka realizuar edhe 23 gola e i ka bërë 29 asistime.