Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në Facebook një postim, ku ka uruar festën e pavarësisë së Amerikës, përcjell albinfo.ch.
“Gëzuar 4 korrikun, Amerikë, Zoti të bekoftë!”, shkruan Rama në postimin e tij.
Ai e ka shoqëruar postimin e tij me foto të bëra gjatë ceremonisë së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clindon, u vlerësua me medaljen “Ylli i mirënjohjes për arritje publike”.
Për kryeministrin, 4 korriku nuk është vetëm festa e Amerikës, por është edhe një ditë e veçantë për të, pasi sot Edi Rama u bë 59 vjeç.