Raporohet se të paktën 40 mijë oficerë policie janë vendosur në gjithë Francën për t’u marrë me protestat e shkaktuara nga vrasja e një 17-vjeçari nga policia, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka bërë me dije se sonte do të mobilizohen 40 mijë oficerë në gjithë Francën.
“Dje, vetëm 9,000 u vendosën. Megjithatë, gjendja e jashtëzakonshme nuk pritet të shpallet, tha ai. Adoleshenti, i quajtur Nahel M. u qëllua në distancë, pasi ai refuzoi të ndalej me veturë në një pikë kontrolli dhe u largua. Të paktën 180 persona janë arrestuar pas një nate të dytë trazirash, ndërsa 170 oficerë u plagosën, tha ministri i Brendshëm francez, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Në Nanterre, ku u qëllua Naheli, po zhvillohet një marshim i organizuar nga nëna e adoleshentit në kujtim të tij. Oficeri i policisë që qëlloi adoleshentin është vënë nën hetim zyrtar për vrasje me dashje. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbajtur një takim krize dhe e ka dënuar dhunën në rrugë.