Sot besimtarët myslimanët në gjithë botën festojnë sot Kurban Bajramin, përcjell albinfo.ch.
Në Kosovë, manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Namazi i Kurban Bajramit është falur në orën 05:38 të mëngjesit.
Bajrami fillon me shkuarjen e myslimanëve në xhami për falje.
Ndërkaq, policia e Kosovës ka bërë të ditur se do ta menaxhojë situatën e sigurisë gjatë ditës.