Pas 12 vjetëve, klubi i futbollit FC Kosova, në kategorinë e veteranëve, ka fituar kupën.
Një ndeshjen kryesore, në finale, FC Kosova pati dy mungesa të mëdha. Luajti pa kapitenin Begzad Ibishi e mungoi edhe Blerim Bunjaku.
Djemtë e tjerë që dolën në fushë dhanë maksimumin, duke fituar edhe ndeshjen.
FC Kosova ka festë madhështore në Republikën e Kosovës, në qytetin e Gjilanit, ku do të zhvillojnë një ndeshje me ekipin e veteranëve të këtij qyteti, përcjell albinfo.ch.
Adnan Ismajli, kryetrajner i FC Kosova, ekipi i veteranëve, thotë se gjithçka do të dihet shumë shpejt dhe se shumë shpejt do të mësohet data e dita e kësaj ndeshje, e deri atëherë për FC Kosova – veteranët, festa do të vazhdojë, shkruan Radio Star.