Shqipëria ia del edhe në Ishujt Faroe, ku fitoi 1:3, në kualifikimet e Euro 2024.
Suksesi i dytë radhazi për skuadrën e Sylvinhos që, duke përfituar edhe nga humbja 3:2 e Polonisë në Moldavi, kap vendin e dytë në grupin E, shkruan albinfo.ch.
Nedim Bajrami zhbllokoi takimin në minutën e 20-të pas asistit të Jasir Asanit. Sokol Cikalleshi humbi një penallti, dhe në “limitet” e fraksionit të parë vendasit barazuan me anë të Odmar Faero.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë dominuan dhe shënuan dy gola të bukur me anë të Kristjan Asllanit (eurogol) dhe Ernest Muçin. Të cilët gjetën golat e parë zyrtarë me kombëtaren shqiptare.