Zvicra ofron mbështetje të re për Bankën e Shqipërisë.
Guvernatori Gent Sejko dhe Ambasadorja Ruth Huber nënshkruan marrëveshjen për vazhdimin e një programi asistence dhe zhvillimi të kapaciteteve.
Përveç forcimit të kapaciteteve për politika monetare, faza e re 2023-2028 gjithashtu do të prekë fusha të tjera si përfshirja financiare dhe adresimi i qëndrueshmërisë mjedisore, përcjell albinfo.ch