Referuar statistikave, 3 mijë e 216 lindje janë kryer nga 1 janari deri në fund të muajit maj të vitit 2023, në kuadër të Klinikës Gjinekologjike- Obstetrike të QKUK-së, përcjell albinfo.ch.
Sipas një njoftimi për media të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 1 mijë e 200 prej këtyre lindjeve janë kryer me operacion, kurse të tjerat përmes procesit normal të lindjes.
“Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 1 mijë 629 janë femra dhe 1 mijë e 688 të gjinisë mashkullore. Ka pasur 97 raste të binjakëve dhe 2 raste të trinjakëve”.