Mediat në Shqipëri raportojnë se një delfin rreth 500 kg, me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjeç, është gjetur i ngordhur në breg të detit, në afërsi të plazhit të vjetër në Vlorë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit.
Siç shihet në foto, pushues të shumtë janë kuriozë duke i bërë dhe foto delfinit të ngordhur.