Të gjithë kemi atë dëshirën për të shkuar vetëm disa ditë në plazh dhe për të marrë ngjyrën perfekte të çokollatës. Por kjo nuk realizohet brenda ditës, ka sekretet e saj. Kini parasysh që të mos ekspozoheni menjëherë në diell, por gradualisht.
- Ekspozimi
Në ditët e para, mos merrni më shumë se tre të katërtat e një ore rreze në ditë. Nxirja sipërfaqësore e ditëve të para është për shkak të melaninës që vihet menjëherë në dispozicion, por është e destinuar të zhduket shpejt. Vetëm pas një jave apo më shumë, fillon të formohet ngjyrë e qëndrueshme.
- Mbrojtja
Në ditët e para mos harroni të zgjidhni një krem me nivel mbrojtës të lartë. Gjithashtu rinovoni aplikimin shpesh, sidomos në rast të djersitjes intensive dhe pas çdo dushi të zgjatur.
- Koha dhe orari
Gjithashtu edhe koha që do të zgjidhni për t’u ekspozuar ka efektin e saj. Kohët më të mira për të ekspozuar veten për një nxirje të shëndetshme janë në mëngjes deri në 11 dhe pasdite pas orës 15:00. Shmangni orët nga 12 në 15 pasi në këtë kohë të ditës, rrezatimi diellor është në kulmin e intensitetit të tij dhe mund t’ju dëmtohet lëkura.
- Mos hidhni parfum në diell
Parfumi mund të krijojë alergji ose reagime nga rrezitjet kështu që kini parasysh të mos hidhni parfum.
- Lëvizja
Bëni gjithmonë banja dielli duke ecur ose duke luajtur. Në këtë mënyrë, trupi juaj do të marrë ngjyrë në mënyrë të njëtrajtshme.
- Thahuni
Kini parasysh të thaheni, pasi efekti pasqyrues i pikave favorizon goditjen e diellit dhe zvogëlon efektshmërinë e produkteve mbrojtëse edhe nëse reziston ndaj ujit dhe mund të nxisë djegien nga dielli dhe dehidratimin.
- Dushi
Në fund të ditës kini parasysh të bëni një dush për të hequr gjurmët e kripës së detit.
- Dieta
Ushqimet e pasura me vitamina janë në gjendje t’i sigurojnë lëkurës një hidratim të duhur: vitamina C (speca, agrume dhe kivi), E (vezë dhe brokoli), A-beta-carotene (perime me pulpë të kuqe ose të verdhë, karrota) japin një ngjyrë më të artë.
Pini shumë ujë dhe shpesh.