Ka përfunduar me rezultat 2:1 ndeshja mes Kosovës dhe Bjellorusisë e cila u zhvillua në Budapest të Hungarisë.
Të dy kombëtaret ishin me rezultat 0-0 deri në pjesën e dytë kur fillimisht Bjellorusia shënoi avantazhin e parë në minutën 72 derisa nuk vonoi shumë dhe në minutën e 75 sërish arritën të shënojnë.
Deri këtu përfaqësuesja e Kosovës dukej të kishte pak gjasa por pas një penalltie nga ana e Bjellorusisë ishte sulmuesi Vedat Muriqi ai i cili shënoi gol ndaj Bjellorusisë duke e zbutur avantazhin, shkruan albinfo.ch.
Me këtë rezultat, përfaqësuesja e Kosovës “përfundon” ëndrrën për t’u kualifikuar për kampionatin evropian të futbollit.
Kjo është humbja e parë e Kosovës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese por deri më tani nuk ka arritur të shënojë ndonjë fitore në grup, duke e lënë edhe pothuajse në fund të tabelës së grupit.
Kosova ka tri pikë, ndërsa ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Zvicrës në Prishtinë në muajin shtator