Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga ana e Serbisë ka acaruar edhe më tepër raportet e tensionuara mes dy vendeve. Sot në mediat e Kosovës raportohet se disa serbë i kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare nga Serbia për në Kosovë.
Bëhet e ditur se si pasojë e bllokadave janë krijuar kolona të gjata, duke mos lejuar kalimin me targa të Kosovës.
Ndryshe, ditë më parë Ministria e Jashtme e Kosovës ka apeluar te mërgimtarët që të mos shfrytëzojnë territorin e Serbisë për të ardhur në Kosovë.