Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka bërë publik formacionin zyrtar, i cili do të ndeshet me Bjellorisinë, ndeshje e cila nis me fillim nga ora 20:45 në Budapest.
Kosova do të nisë lojën me lojëtarët si në vijim; Muric, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Fazliji, Dresheviq, Celina, Rrudhani, Muslija, Muriqi.
Ndonëse gjasat për kualifikim i ka të vështira, Kosovës i duhet fitore në mënyrë që të ngjallë shpresat për kualifikim.