Një makinë me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc, në pjesën e Maqedonisë Veriore, pasditen e së shtunës.
Ekipet e policisë dhe kërkim-shpëtimit kanë dalë në terren për të kërkuar makinën, e cila ende nuk është gjetur, shkruan Alsat.
Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë. Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit, si pasojë e reshjeve të fundit, përcjell albinfo.ch.
Indeksonline raporton se në veturë ka qenë një familje treanëtarëshe. Djali 20-vjeçar ka shpëtuar, teksa dy familjarë të tjerë të tij ka katër orë që nuk po gjenden.