Mbrëmë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, së bashku me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përcjell albinfo.ch.
Lajçak ka shprehu shqetësimin e thellë për situatën e tensionuar në veri të vendit.
Ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm të situatës, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrje të serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
🇺🇸 DAS Escobar and I met with PM @albinkurti and first DPM @BislimiBesnik. We are deeply concerned about the situation in the north and call for immediate de-escalation on the ground, early elections with the participation of Kosovo Serbs and return to Dialogue on normalisation. pic.twitter.com/Ouc2eQHXDn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 6, 2023