Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka bërë thirrje sërish Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat për të ulur tensionet.
Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, në konferencë për media të hënën ka thënë se dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve e gazetarëve është e papranueshme.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve.