Grupe folklorike nga 12 qarqe të Shqipërisë dhe nga diaspora, pritet të marrin pjesë sivjet në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, i cili do të rikthehet më 24 qershor.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha në një intervistë për Euronews Albania se këtë vit do të ketë risi në organizimin e eventit, përcjell Albinfo.ch.
Ajo sqaroi se ka të rinj vullnetarë dhe amatorë që do të marrin pjesë.
“Do të kemi dhe arbëreshët e Italisë që do të performojnë, ashtu siç do të kemi nga Mali i Zi, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra etj. Do të jetë një festim i madh i të bukurës shqiptare dhe traditës së ruajtur ndër shekuj, ashtu siç është jo vetëm repertori, por edhe gjithë pjesa e kurimit të veshjeve”, u shpreh Margariti.
Ministrja tha se potpuria e ngjyrave nëpër kostumet tradicionale është një punë e gjatë te e cila është derdhur shumë përkushtim./Albinfo.ch