Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian ka paralajmëruar pasoja në rast se situata në veri të Kosovës nuk deshpërshkallëzohet.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, pas takimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Borrell ka paraqitur kushtet.
“Zgjedhjet të reja në veri menjëherë, garantimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe nisja e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”.
“Dështimi për të bërë këtë, do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet tona”, ka thënë Josep Borell.
