Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar më 31 maj se do ta furnizojë Ukrainën me një pako të ndihmave ushtarake në vlerë prej 300 milionë dollarësh. Në këtë pako përfshihen sisteme të mbrojtjes ajrore, municione dhe pajisje të tjera mbrojtëse.
Pentagoni bëri gjithashtu të ditur se kjo është hera e 39-të që dërgohen pajisje nga inventarët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
Në mesin e pajisjeve do të jenë edhe bateri për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, sistemet e mbrojtjes ajrore Stinger e municione tankesh.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për t’ia mundësuar Ukrainës përmbushjen e nevojave të saj të menjëhershme në fushën e betejës dhe kërkesat për asistencë afatgjatë të sigurisë”, thuhet në deklaratën e Pentagonit./Euronews