Policia speciale e Kosovës duhet të largohet nga qytetet veriore. Kjo është kërkesa kryesore e një prej udhëheqësve serbë të Kosovës. Sipas Igor Simiç kryetarët shqiptarë nuk e përfaqësojnë shumicën serbe, përcjell albinfo.ch.
“Ata duhet të largohen nga kjo zonë, sepse nuk po përfaqësojnë asgjë. Pjesëmarrja ishte më pak se 1%. Problemet në veri nisën në momentin kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi të krijojë kaos me Serbinë”.
Trazirat rajonale janë intensifikuar që nga zgjedhjet e prillit që serbët në veri të Kosovës i bojkotuan, duke ia lënë fitoren në katër zona elektorale me shumicë serbe kandidatëve shqiptarë.
Shumë serbë janë shprehur se ata jetojnë me familje këtu dhe nuk duan trazira.