Policia e Cyrihut po përpiqet të gjurmojë një hero që shpëtoi një djalë 10-vjeçar, pasi një burrë e shtyu drejt një treni në lëvizje, ndërsa ishte në stacionin Hardbrücke.
Policia thotë se ata u thirrën të hënën pasi shpërtheu një përleshje mes një grupi fëmijësh dhe një burri.
Debati vazhdoi dhe burri e kapi djalin dhe e shtyu, ndërsa një tren po afrohej. Një kalimtar ka arritur ta kapë djalin në momentin e fundit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Burri që e shtyu djalin më pas iku – por më vonë u dorëzua në polici. Por, njeriu që ndaloi një tragjedi është larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë detaj.
Policia e Cyrihut thotë se do të dëshironte ta takonte.